Aktorja amerikane Lisa Rinna ka zbuluar publikisht se që pas lindjes së dy fëmijëve ajo vuajti nga një depresion i rëndë, një përvojë që përfshinte halucinacione dhe shqetësime ekstreme emocionale të cilat ajo nuk arriti t’i dallonte për një kohë të gjatë.
Teksa ka folur për podcastin “Let’s not talk about the husband”, aktorja 61-vjeçare u shpreh:
“Kam pasur një depresion të tmerrshëm pas lindjes, por nuk e dija. Nuk e dija se çfarë ishte të kesh fëmijën tënd të parë, nuk e di. Thjesht nuk e di,” u shpreh ajo.
Rina shpjegoi se simptomat zgjatën 15 muaj pas lindjes së vajzës së saj, Delilah, në vitin 1998.
Por kur lindi vajzën e dytë, Amelia, në vitin 2001, gjendja u përkeqësua dhe nxiti ndërhyrjen e menjëhershme të bashkëshortit të saj, Harry Hamlin.
Këtë e kujton dhe ai vetë në podcastin e aktores: “Ti më the do të të vras dhe unë të thashë thirrni gjinekologun menjëherë. Më ke thënë: Kujdes. Më duket sikur dua të të vras. Mbaj thika në sirtar.”
Aktorja 61-vjeçare, ndonëse nuk e mbante mend ta kërcënonte, konfirmoi se kishte halucinacione dhe mendime të errëta:
“Kisha halucinacione të tmerrshme, se po vrisja njerëz dhe më duhej të nxirrja thikat nga shtëpia. Gjithashtu kisha imazhe të futjes së makinës në mur. Asnjëherë nuk kam menduar të dëmtoj fëmijën. Të gjitha ishin manifestime të thella,” u shpreh ajo.
Me nxitjen e të shoqit, ajo kontaktoi mjekun e saj dhe filloi trajtimin me ilaçet kundër depresionit: “Ata punuan menjëherë, ndryshuan gjithçka. Përvoja e saj e parë me depresionin pas lindjes, tha ajo, nuk përfshinte halucinacione:
“ Isha thjesht e pashpresë. Një re e madhe dhe e errët mbi mua. Nuk kishte të bënte me foshnjën, ishte drejt meje. “Unë do të thosha se, duke parë pas, isha plotësisht psikotike.”