KreuCelebrity

E papranueshme në Gjirokastër, dy të miturit e vetëvrarë janë nga e njëjta shkollë: Shkak bullizmi?

E papranueshme në Gjirokastër, dy të miturit e

Një tjeter ngjarje e rëndë shokoi opinionin publik, e serish vendi i tragjedise u be Gjirokastra ku një 17-vjeçar u gjet i vetëvarur në banesë. I mituri Veip Peçi, është dërguar në spital pa shenja jete rreth orës 13 e 30 të ditës së djeshme.

Edhe me dramatike e ben situaten fakti qe i mitur ishte nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo”, ku mësonte nxënësja Irsa Muçollari që gjithashtu u vetëvar dy muaj më parë. Kembenat e alarmit per vdekjen fatkeqe te vajzes se ndjere, duket nuk rane mjaftueshem per autoritet e kesaj shkolle, apo dhe ato lokale e me gjere qe duhet te bejne perpjekje per te medha per te luftuar nje fenomen te rrezikshem te shoqerise, sidomos per te rinjte: Bullizmin.

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçarit Peçi. Një grup hetimor është ngritur për të përcaktuar shkaqet dhe motivet që e kanë çuar nxënësin e shkollës “Siri Shapllo” drejt vetëvrasjes, ku pista e bullizmit nuk përjashtohet. Sipas Report Tv, 17-vjeçari është trajtuar edhe nga psikologia e shkollës. Ajo ka zhvilluar disa seanca ( me sa duket te pasuksesshme) me të miturin dhe në dëshminë e dhënë në Policinë e Gjirokastrës, mësohet se ka rrëfyer hollësi nga konsultimet që ka pasur me nxënësin.

“Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V.P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Gjirokastrës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF