Ka bërë bujë historia e japonezii cili pasi kurseu për 10 vjet për të blerë makinën e tij të ëndrrave, një Ferrari 458 Spider krejt të re, e pa t`i shkrumbohej brenda një ore pas xhiros së parë.
Honkon, një producent i ri muzikor, i cili shpenzoi një pasuri për makinën e tij sportive të ëndrrave, një Ferrari, shkoi në X (Twitter) se kishte arritur të shijonte Ferrarin e tij të ëndrrave vetëm për disa minuta, sepse makina mori flakë ndërsa ai po e ngiste atë në autostradën Shuto në Tokio.
33-vjeçari arriti te ndalonte, doli nga automjeti dhe thirri zjarrfikësin kur pa tym. Paskesaj, e pa endrrën e tij të digjej pothuajse plotësisht. “Mendoj se jam i vetmi person në Japoni që kam përjetuar probleme të tilla”, ka shkruar Honkon në X, duke shoqëruar një foto të makinës që digjet. “Shpenzova 306,000 dollarë dhe gjithçka që mora ishte kjo foto”.
Policia Metropolitane e Tokios njoftoi se nuk kishte shenja përplasjeje në Ferrarin e Honkon, por hetimi është ende në vazhdim. Dyshohet se zjarri ka rënë në motorin e makinës, por shkaku mbetet i panjohur. Edhe pse i pikëlluar nga humbja, producenti i grupit japonez Chocorabi, u tha fansave të tij se ishte i lumtur që ishte gjallë, sepse kishte frikë se makina do të shpërthente.



















