Në një qytet që lëviz në ritmin e estetikës dhe inovacionit, Milano Design Week mbetet një pikëtakim ku moda, arti dhe dizajni ndërthuren natyrshëm. Këtë vit, një ndër eksperiencat më të diskutuara ishte “Sensorium Piazza” instalacioni i krijuar nga bashkëpunimi mes IQOS dhe markës ikonike italiane Seletti.
I frymëzuar nga ideja e një piazze që nuk qëndron kurrë e njëjtë, ky instalacion nuk ishte një objekt ekspozimi, por një hapësirë për të jetuar me ndjesi. E dizenjuar për të ndryshuar gjatë ditës dhe natës, piazza transformohej duke reflektuar dritë, zë dhe ritëm në mënyra që krijonin një përvojë të personalizuar për çdo vizitor.
Ajo që e bëri këtë bashkëpunim të spikaste nuk ishte vetëm estetikja, por filozofia që qëndronte pas tij. IQOS dhe Seletti ndajnë vlera si kurioziteti, guximi për të sfiduar normat dhe besimi se teknologjia dhe arti mund të bashkëjetojnë . Pikërisht këtë solli Sensorium Piazza: një vend ku transformimi nuk është vetëm vizual, por emocional.
Instalacioni ishte një interpretim bashkëkohor i “piazza-s” klasike italiane, por në vend të gurëve dhe stolave, vizitorët gjetën dritë që pulsonte me ndjenjat, strukturë që fliste me format, dhe një lëvizje që nuk të linte të qëndroje indiferent.
Në këtë bashkëpunim, Seletti solli stilin e tij ironik dhe jokonvencional , ndërsa IQOS solli frymën e teknologjisë.
Milano Design Week është gjithmonë një pasarelë idesh, por këtë vit ishte edhe një kujtesë se kur markat guxojnë të tregojnë histori ndryshe, krijohen përvoja që lënë gjurmë. Sensorium Piazza ishte një prej tyre.