KreuCelebrity

Habit Danela: Mamaja ime lindi një djalë me flatra dhe nuk jetoi!

Habit Danela: Mamaja ime lindi një djalë me flatra dhe nuk jetoi!

Danela, fermerja e ‘Ferma VIP’,  ndau një histori shumë të çuditshme dhe mistike të historisë së saj familjare, një histori që për shumë shqiptarë nuk është e panjohur, por e rrëfyer prej brezave si një legjendë e pazakontë: “fëmija me flatra”.

Sipas Danelës, një vit para se ajo të vinte në jetë, nëna e saj humbi një djalë, vëllain e saj të madh, për të cilin thuhej se kishte lindur me flatra. “Dragua”, siç e quanin, ishte një fëmijë që familja e ruante me fanatizëm nga sytë e të tjerëve. Thuhej se askush nuk duhej t’ia shihte krahët, ndryshe do ta pësonte keq – një frikë që, në fund, u konkretizua tragjikisht: ai humbi jetën në një aksident. Emrin Danela e mori pikërisht nga ai, që sipas nënës, i ishte shfaqur në ëndërr për ta njoftuar se do të lindte një vajzë.

Kjo histori nuk është e vetme, shkruan pamfleti.net. Në fakt, në rrjetet sociale, flitet shpesh mbi këtë temë dhe histori të ndryshme që njerëzit kanë dëgjuar, kryesisht nga gjyshërit.

Miti i dragoit në folklorin shqiptar

Në traditën shqiptare, dragoi përfaqëson forcën mbrojtëse, të mirën, dhe shpesh paraqitet si kundërshtari i përbetuar i kuçedrës, përfaqësueses së së keqes. Në disa zona, sidomos në jug të Shqipërisë, besohet se një fëmijë që lind “me këmishë” (me një shtresë të hollë lëkure apo pendë nën sqetull) është në fakt dragua i lindur. Në këto mite, këta fëmijë kanë aftësi të mbinatyrshme dhe mund të luftojnë forcat e errëta. 

Madje, ka edhe shprehje të rrënjosura në këtë besim, si “t’u thafshin krahët” – që, nëse i thuhet një dragoi, besohet se i sjell vdekjen. At Shtjefën Gjeçovi, studiuesi i madh i folklorit shqiptar, shpjegon se ata që lindin me flatra të arta nën sqetull janë të zgjedhurit, luftëtarët e së mirës. Në letërsinë kombëtare, si në veprat e Gjergj Fishtës, dragoi është një figurë madhështore që simbolizon guximin, mbrojtjen dhe fuqinë e pastër shpirtërore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF