Aktori i njohur Dick Van Dyke (99 vjeçar) i hedh poshtë kritikat për diferencën e moshës 46-vjeçare mes tij dhe gruas Arlene Silver -53 vjeçare. “Ne shkojmë shumë mirë”, tha aktori për People gjatë një eventi bamirësie Vandy Camp në Malibu. “Të gjithë thanë se nuk do të funksiononte”, shtoi ai.
Silver vete pohoi se : “Ne kujdesemi kaq shumë për njëri-tjetrin” dhe shpjegoi se “është e mahnitshme se sa mirë funksionon martesa e tyre”.
Van Dyke buzëqeshi dhe kujtoi takimin e tyre të parë në SAG Awards 2006, kur Arlene punonte si grimiere.
“Unë kurrë nuk jam afruar me një të huaj në jetën time”, pranoi ai. “Unë kam qenë gjithmonë i frikësuar. Por më pas isha në prapaskenë në një shfaqje çmimesh, ajo kaloi pranë dhe nuk e di pse, thjesht u hodha dhe thashë: “Përshëndetje, unë jam Dick”. Diçka rreth saj më tërhoqi – dhe kisha të drejtë”. Pas atij takimi, Van Dyke e punësoi atë si grimiere për disa projekte, por lidhja e tyre nuk filloi menjëherë, por vite më vonë. Ata u martuan në vitin 2012, kur ai ishte 86 vjeç dhe ajo 40 vjeçe.
Aktori ishte i martuar më parë me Margie Willett. Ai ka katër fëmijë nga ajo martesë: Christian, Barry, Stacy dhe Carrie Beth. Ai ishte gjithashtu në një lidhje me aktoren Michelle Triola Marvin për më shumë se tre dekada.