KreuCelebrity

Demi Moore shpallet gruaja më e bukura në botë për vitin 2025!

Demi Moore shpallet gruaja më e bukura në botë për vitin

Demi Moore shpallet "personi më i bukur në botë" për vitin 2025 nga revista People të martën (22 prill). Ky nderim vjen pasi Moore fitoi një “Golden Globe” në fillim të këtij viti për rolin e saj në “The Substance”.

Demi Moore shpallet gruaja më e bukura në botë për vitin

Duke folur për “People”, ylli nxori një përkufizim të ri të bukurisë në moshën 62-vjeçare: "Mund të shikosh një lule dhe të tërhiqesh prej saj. Në nivel njerëzor, mendoj se vlera shprehet përmes autenticitetit dhe pozitivitetit. Bukuria vjen nga të qenit rehat me veten."

Demi Moore tha se tani më shumë se kurrë ndihet rehat me trupin e saj. Çmimi "Më i Bukuri i Botës" i People u krijua në vitin 1990 për të nderuar yjet që ripërcaktojnë standardet e bukurisë, jetojnë besnikë ndaj vetes dhe frymëzojnë. Deri më sot janë nderuar shumë bukuroshe dhe aktorë kryesorë të Hollivudit si Julia Roberts, Kate Hudson, Leonardo DiCaprio, Tom Cruise etj.

Demi Moore shpallet gruaja më e bukura në botë për vitin

Demi Moore ka lindur në vitin 1962 dhe është një nga aktoret kryesore të Hollivudit. Në vitin 2024, ajo bëri bujë kur luajti rolin kryesor në filmin “The Substance” dhe mori një nominim për aktoren më të mirë në 97th Academy Aëards. Më 16 prill, artistja u emërua në listën e revistës Time të 100 njerëzve më me ndikim në botë në vitin 2025.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF