KreuCelebrity

Historia e trishtë e Danelës vazhdon: Nëna i vdiq pas vëllait, i ati e fejoi 14 vjeç!

Historia e trishtë e Danelës vazhdon: Nëna i vdiq pas

Danela lindi një vit pas tragjedise qe goditi familjen e saj. Vëllai i parë, që kishte lindur me shenjën e Dragoit, humbi jetën në një aksident të rëndë. Dhimbja ishte aq e thellë, sa nëna e saj nuk pranonte të fliste për të. Por djali i doli në ëndërr të gjithëve dhe vendosi emrin e saj: Danela.

Historia e trishtë e Danelës vazhdon: Nëna i vdiq pas

Në moshën 1 vjeç, ajo u bë trashëgimtarja e një dhimbjeje që nuk i përkiste. Në moshën 10-vjeçare, përjetoi një tjetër humbje të madhe – nënën e saj, e cila ndërroi jetë nga kanceri në moshën 42-vjeçare. “Na mësoi të jetonim pa të, ndonëse asnjëherë nuk ishim gati,” rrëfen Danela.

Por drama nuk përfundon këtu. Vetëm 14 vjeç, ajo u fejua me mblesëri nga babai i saj. “I thoja gjithë rrugës ku po më çon, jam fëmijë,” kujton ajo. Djali ishte 32 vjeç. E trembur, por pa zë, tha “po”. Pak kohë qëndroi në shtëpinë e tij, derisa u ngrit një mëngjes herët, mori autobusin dhe iku. Më pas, një dashuri tjetër, një bashkëjetesë 8-vjeçare dhe tentativa për t’i dhënë fund jetës disa herë.

Nga Shqipëria, në Napoli, ku punoi në bujqësi, dhe më pas në Maltë, ku brenda tre muajve mësoi anglisht dhe nisi një rrugëtim të ri në botën e modelingut, e bindur te mos i dorezohej fatit te trishte qe e kishte perndjekur ne femijeri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF