KreuCelebrity

David Harbor thyen heshtjen për aludimet “histerike” për martesën me Lily Allen!

David Harbor thyen heshtjen për aludimet “histerike” për

Aktori i “Thunderbolts”, David Harbour në një intervistë për GQ Hype të publikuar të mërkurën ka folur për aludimet rreth përfundimit të martesës së tij me këngëtaren britanike Lily Allen.

 “Jam mbrojtës ndaj njerëzve dhe realitetit të jetës sime”, tha ai kur u pyet për gjendjen e martesës së tij, duke shtuar se nuk sheh ndonjë dobi në përfshirjen me thashetheme mediatike, sepse “janë të bazuara në hiperbolë histerike” dhe nuk dëshiron të nxisë “një spektakël poshtërues dhe të neveritshëm”.

Më tej, aktori u shpreh se po përjeton “shumë ndryshime” në jetën e tij dhe foli për mënyrën se si i përballon ato, “Ka dy rrugë – mund të mohosh ndryshimin dhe të frikësohesh prej tij, ose mund të pranosh ndjenjën, sado e çuditshme apo e pakëndshme të jetë”. 

David Harbor thyen heshtjen për aludimet “histerike” për

Ai shtoi se për të, mënyra më e mirë për ta përballuar është ta kanalizojë përvojën në artin dhe punën e tij. Nga ana tjetër, Lily Allen nuk ka folur drejtpërdrejt për ndarjen, por në janar, në podcast-in e saj Miss Me?, pranoi se ishte duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale: “Kam qenë duke u përballur me shumë vështirësi dhe gjërat dolën jashtë kontrollit”, rrëfeu ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF