KreuCelebrity

Pete Davidson po heq më shumë se 200 tatuazhe nga trupi i tij!

 Pete Davidson po heq më shumë se 200 tatuazhe nga trupi i tij!

Pete Davidson në një intervistë të re për Variety ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se 200 tatuazhe nga trupi i tij. Ai tregoi se kur e nisi këtë rrugëtim dhe sa kohë do t’i duhet për ta përfunduar.

“Nisa gjatë pandemisë, në vitin 2020. Më duhen edhe rreth 10 vite të tjera. Duart janë pothuajse gati, ndërsa në qafë dhe në pëllëmbë kam edhe pak punë”, tha ai, teksa më tej përshkroi procedurën me lazer si jashtëzakonisht të dhimbshme: “Është si të vendosësh dorën mbi një skarë të ndezur dhe të djegësh një shtresë të lëkurës. Pastaj duhet ta trajtosh dhe ta lësh të shërohet në mënyrë natyrale. Nuk është e lehtë, nuk do të gënjej”.

Pete Davidson po heq më shumë se 200 tatuazhe nga trupi i tij!

Në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon pranoi se do të mbajë vetëm dy ose tre tatuazhe, sepse procesi i heqjes është “më i vështirë se vetë tatuazhet”. “Të djegin një shtresë të lëkurës, dhe pastaj duhet të presësh nga gjashtë deri në tetë javë për të shëruar. Nuk duhet të ekspozohesh fare në diell. Dhe këtë duhet ta bësh edhe 12 herë të tjera”.

Më tej ai këshilloi publikun që të mendojnë mirë përpara se të bëjnë një tatuazh, “Mendohuni dy herë për atë tatuazhin e Game of Thrones që po e planifikoni! Isha një djalë i trishtuar… Ishte e çuditshme. Nuk e di. Pesë vite më parë të gjithë po bënin tatuazhe". 

Pete tha se vendimin për t’i hequr tatuazhet e mori pasi ndaloi së piri alkool, duke shtuar: “Nuk e njihja më veten kur shikoja në pasqyrë”.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF