Moderatorja dhe gazetarja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e re e Radiotelevizionit Shqiptar duke fituar garë pasi mori 7 vota pro në votimin e zhvilluar të premten.
Eni Vasili është zgjedhur drejtoresha e re Radio televizionit Shqiptar, me 7 vota pro në votimin e zhvilluar këtë të premte. Gazetarja do të drejtojë institucionin me një mandat pesëvjeçar.
Ajo ishte në garë për këtë post ishin 13 kandidatë, ndërkohë që Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç është zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues.
Anëtarët e rinj të bordit janë: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.



















