Big Basta është bërë pjesë e “Ferma VIP” dhe duket se është përshtatur më së mirë dhe po e shijon këtë eksperiencë. Por me hyrjen e tij në ‘reality show’, marrëdhënia me Vesa Lumën u vu në pikëpyetje, gjë të cilën disa ditë më vonë ai e sqaroj duke pohuar se jashtë e pret dikush që ai e dashuron.
Për lidhjen me këngëtaren e dashur Vesa Luma, me të cilën ka edhe një djalë, ai ka folur edhe para hyrjes në “Ferma VIP” për kanalin e YouTube të revistës “Bordo”, duke u zbuluar se ata janë xhelozë për njëri-tjetrin pasi duhen.
-
Pete Davidson po heq më shumë se 200 tatuazhe nga trupi i tij!
25 Prill, 10:58
Pjesë nga biseda:
Vesa është xheloze?
Po normal, se duhemi.
Po ti?
Po normal, duhemi.
Për çfarë debatohet më shumë në shtëpinë tuaj?
Në shtëpinë tonë debatohet më shumë vetëm për gjëra të mira, nuk e di, nuk kam ndonjë diçka konkrete.
Cili e ngre flamurin e paqes u pari?
Ja ku po e them këtu, unë.
Çfarë të nervozon më tepër te Vesa?
Nuk e di, nuk kam ndonjë përgjigje konkrete për këtë.
Po Vesën te ti?
Që jam shumë insistues, shpesh për shumë gjëra ose që jam shumë ngacmues thotë ajo.
Cilën prej këngëve të tua ke më tepër përzemër?
Kënga që do të dali tani në Festivalin Kombëtar.
Po nga të Vesës?
Të gjitha këngët e Vesës janë shumë të bukura.



















