Big Basta, i cili prej disa javësh është pjesë e Ferma VIP, në një intervistë të dhënë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo” ka rrëfyer e zbuluar detaje në lidhje me jetën e tij.
Gjatë intervistës ai është pyetur në lidhje me arsyen për të cilën ai do të hiqte dorë nga muzika, të cilës pa hezitim ai ju përgjigj, “Do të hiqja dorë nga muzika, nëse djalit tim do t’i duhej që unë të isha 200% me atë”.
Ndërkohë më tej ai ka e cilësuar marrëdhënien me muzikën si kurë për veshët, “Duhet të dëgjoj vetëm muzikë të mirë dhe të pastër, nuk ka rëndësi rryma”.
I pyetur a ka një këngë që mendon se e përshkruan më së miri jetën e tij, ai është shprehur, “Një këngë e imja e albumit të dytë, që quhet “Aromë Ballkani”.



















