Olivia Williams ka zbuluar se u diagnostikua me një formë shumë të rrallë të tumorit neuroendokrin të pankreasit (VIPOM) në vitin 2018, pas vuajtjes nga simptoma të shumta si diarre, lodhje kronike dhe dhimbje muskulore. Aktorja e njohur tregoi në një intervistë të sinqertë për gazetën The Times, se tani, eshte shumë vonë për të nisur trajtimet: “Tumori ishte shumë i avancuar dhe kishte metastazuar në mëlçi. Tashmë ishte tepër vonë për mua”, ka thënë 56 vjecarja.
Williams ka shtuar se nëse do të ishte diagnostikuar më herët, kur ajo kishte shprehur shqetësime për shëndetin e saj, një operacion mund të kishte ndihmuar në shpëtimin e jetës së saj: “Nëse dikush do të më kishte diagnostikuar saktë gjatë katër viteve që thashë se isha e sëmurë, një operacion mund të kishte rregulluar gjithçka dhe unë mund të isha pa kancer, gjë që nuk do të jem kurrë tani,” shpjegon ajo.
Edhe pse sëmundja ka përparuar, Olivia Williams ka vazhduar me trajtime shumë agresive dhe ka shpërndarë mesazhin e saj për rëndësinë e testimeve të hershme për diagnostikimin e kancerit: “Më bën shumë të ndjeshëm, por nuk kërkoj mëshirë, vetëm një test zbulimi të hershëm dhe të lirë,” ka thënë ajo.



















