KreuCelebrity

20 vite në koma, ‘Princi i Fjetur’ i Arabisë mbushi 36 vjeç!

20 vite në koma, ‘Princi i Fjetur’ i Arabisë mbushi 36

Princi Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i njohur në botën arabe si “Princi i Fjetur” i cili ka qëndruar në koma për më shumë se 20 vjet, mbushi se fundi 36 vjeç. Princi saudit është në një gjendje të pavetëdijshëm që nga viti 2005, kur u plagos rëndë në një aksident automobilistik në Londër, ujton pamfleti.net. Më 18 Prill, me rastin e ditëlindjes së tij të 36-të, rrjetet sociale u mbushën me urime, lutje dhe mesazhe shprese për princin, i cili, sipas Roya News, është shfaqur si simbol i besimit të palëkundur për miliona njerëz.

20 vite në koma, ‘Princi i Fjetur’ i Arabisë mbushi 36

Nëna e tij, Princesha Reema bin Talal, postoi në X (ish-Twitter) foto të djalit të saj nga fëmijëria e tij dhe momentet më të fundit, duke shkruar: I dashuri im Al-Waleed bin Khaled, 21 vjet pas (aksidentit) ti mbetesh i pranishëm në zemrat tona dhe në lutjet e të gjithë atyre që të duan. Zoti im, shëroje robin tënd të dobët.

Lëvizjet e tij të fundit të regjistruara ishin në vitin 2019, kur thuhet se u përgjigj pak me lëvizje të vogla, si ngritja e gishtit ose lëvizja e lehtë e kokës. Me gjithë këto shenja inkurajuese, megjithatë, i riu nuk doli kurrë nga koma. Al-Waleed po trajtohet në qytetin mjekësor të mbretit Abdulaziz në Riad, nën mbikëqyrjen e një ekipi të specializuar mjekësor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF