KreuCelebrity

Emocionon Ermal Meta: Kam adoptuar 2 vajza në Shqipëri

 Emocionon Ermal Meta: Kam adoptuar 2 vajza në Shqipëri

Ermal Meta ka zbuluar për herë të parë se është baba i dy vajzave adoleshente nga një jetimore në Shqipëri. Edhe pse ligjërisht ende nuk i ka adoptuar për shkak të statusit martesor, ai dhe partnerja e tij Chiara janë angazhuar duke ofruar përkujdesje prindërore prej 3 vitesh.

Emocionon Ermal Meta: Kam adoptuar 2 vajza në Shqipëri

 “Unë dhe partnerja ime Chiara së shpejti do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, të cilat deri më tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I takuam kur ishin 15 vjeç, por duke qenë se nuk ishim të martuar, nuk mund t’i adoptonim.

Në qershor ata do të mbushin 18 vjeçe dhe do të mund të vijnë të jetojnë me ne. Por, po ju them, ato tashmë janë vajzat tona për tre vjet. Nuk kam folur kurrë për këtë…”.

Mes lotësh ai kujton momentin kur u ndje për herë baba i tyre, “Kur u larguan për një verë, kuptova se nuk mund të bëja më pa to”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF