Taylor Swift dhe Blake Lively po përballen me tensione në miqësinë e tyre pas zhvillimeve të fundit.
Sipas revistës PEOPLE, Swift është ndjerë “shumë e lënduar” pasi u përfshi në mënyrë të pavullnetshme në betejën ligjore që Lively ka me Justin Baldoni, në lidhje me filmin It Ends with Us.
Në një padi të ngritur nga Baldoni në janar, ai përmend një bisedë me mesazhe ku Lively e quan Taylor Swift një nga “dragonjtë” e saj — duke nënkuptuar që Swift kishte ushtruar presion ndaj tij për të pranuar ndryshimet në skenarin e filmit.
Thuhet madje se artistka mund të përfshihet në proces si dëshmitare me një thirrje zyrtare në gjyq.
Një burim pranë tyre tha se Lively “e dinte që do të pajtoheshin një ditë” dhe se miqësia e tyre nuk kishte marrë fund përfundimisht. Nga ana tjetër, Swift u lëndua nga situata, por ndihet e lehtësuar që e kanë kaluar këtë moment dhe e kanë lënë pas.
Blake Lively ngriti padi kundër Baldoni-t në dhjetor, duke e akuzuar për ngacmim seksual dhe sjellje joprofesionale në setin e filmit.
Baldoni i mohoi akuzat dhe në janar ngriti kundërpadi për shpifje dhe shantazh, duke përfshirë edhe bashkëshortin e Lively, Ryan Reynolds, dhe ekipin e tyre të marrëdhënieve me publikun.
Sipas padisë, Swift dhe Reynolds kanë ushtruar presion mbi Baldoni-n që ai të pranonte ndryshimet e Lively-t në skenar.
Në një mesazh të pretenduar, pas një takimi në apartamentin e çiftit, Baldoni e komplimentoi skenarin e Lively-t, por shtoi me ironi se “do ta kisha pëlqyer këtë edhe pa Ryan dhe Taylor”, duke përfshirë edhe një emoji.
Lively i është përgjigjur duke e krahasuar veten me Khaleesi-n dhe duke quajtur Swift dhe Reynolds “dragonjtë” e saj.
Megjithatë, duket se Swift dhe Lively janë pajtuar dhe po e lënë pas këtë episod. Gjyqi për çështjen Lively kundër Wayfarer Studios dhe të tjerëvepritet të mbahet në mars 2026.