Raporti i Gjestit dhe Xheneta Fetahut vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe kërshëria e publikut për marrëdhenien e tyre pas daljes së këngëtarit nga BBV është e madhe.
Së fundmi, ata është parë në ambientet e Top Channel, por takimi i tyre ishte krejtësisht i rastësishëm. Xheneta gjatë programit e “E Diell” sqaroi se nuk ka patur asnjë komunikim mes tyre, “vetëm shkëmbyen shikime, duke qenë se Gjesti ishte i shoqëruar nga roje sigurie”.
Ish-çifti është shprehur se nuk dëshiron asnjë përballje dhe se të dy do të vazhdojnë të fokusohen në punët e tyre.
Kujtojmë se Gjesti tashmë është një lidhje me ish-finalisten e BBV 4, Egli Tako.