Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar së fundmi në rubrikën “Vajzë apo djalë”, në Top Channel, ku ndër të tjera për herë të parë ka rrëfyer një moment të dhimbshëm që ka përjetuar vitin e kaluar.
Moderatorja rrëfeu se kishte përjetuar një abort spontan, pa ndonjë arsye të qartë mjekësore.
“Unë vitin e kaluar në janar pata një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar. Zgjodha ta përjetoja këtë situatë në një mënyrë tjetër. Ishte e vështirë, por është edhe normale pasi brenda tremujorit janë gjëra që ndodhin.
Ishte një përvojë që na shërbeu për shumë të gjatë neve si familje për shumë gjëra”, tha aktorja e dashur për publikun, rrëfeu ajo.