Teksa komentonte për rrjedhën e natës, Ledion Liço hodhi një kunjë të drejtpërdrejtë ndaj Xumit, i cili nuk ishte i pranishëm në show.
“Ai që pinte proteina, do fikte dritat e Big Brother, sonte nuk është, ndaj nuk e di se çfarë mund të ndodhë me ato,” u shpreh Ledioni.
Xum ka reaguar menjëherë me një postim në rrjete sociale:
“Unë kam treguar respekt nga i pari tek i fundit. Nëse doni vëmendje nga unë dhe të përmendni biznesin që familja ime ha bukë, ju lumtë. Por të shkelni tek buka e familjes time dhe tek djersa ime, nuk ua toleroj,” shkruan ai.
Në fund, me një ton ironik, ai shton: “Por si i dihet, ndoshta më qëllon dhe mua nusja me lek në të ardhmen.”