Këngëtarja Lele Pons përjetoi një moment të frikshem gjatë festes së zbulimit të gjinisë së fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Guaynaa. Ose më saktë, dy të tilla.
Ylli 28-vjeçar i YouTube organizoi një ceremoni festive ku pas një numërimi së prapthi, pompat e vendosura në skenë lëshuan një lëng rozë, duke zbuluar se po presin një vajzë. Por kjo e bëri skenën të rrëshqitshme, dhe Lele u rrëzua dy herë, edhe pse fatmirësisht nuk u dëmtua dhe arriti të mbrojë barkun e saj.
Bashkëshorti i saj, Guaynaa, nxitoi menjëherë për ta ndihmuar, ndërsa çifti vazhdoi festën me të qeshura dhe përqafime. Ngjarja u shoqërua me të ftuar të famshëm si Anitta, DJ Khaled, Ricky Montaner dhe Chayanne. Dyshja që u njoh përmes një bashkëpunimi muzikor në vitin 2020, lidhi kurorë marsin e vitit 2023 në Miami dhe së shpejti do të mirëpresin vogëlushen e tyre.