Nënë e një vajze, Viktoria, me ish-bashkëshortin e saj, aktorja Rudina Dembacaj ka rrëfyer se ka pësuar një abort spontan me partnerin aktual. Dembacaj, e cila është e martuar me ish-deputetin Mark Frroku, tregoi me zerin qe i dridhej se kishte e pësoi abortin në janar të vitit të kaluar.
Ajo shtoi se nuk kishte një shkak të caktuar për humbjen e foshnjës, që do ishte fëmija i parë me Frrokun, duke theksuar se ishte një përvojë që i shërbeu për shumë gjëra.
“Unë vitin e kaluar, në janar, pata një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar. Zgjodha ta përjetoja këtë situatë në një mënyrë tjetër. Ishte një përvojë që na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam”, u shpreh e prekur Rudina.
https://www.instagram.com/reel/DI9Q2WTseZM/?utm_source=ig_web_copy_link