Melania Trump kishte ditëlindjen të shtunën, më 26 prill, në të njëjtën ditë kur u bë edhe varrimi i Papa Françeskut. Ajo shoqëroi bashkëshortin Donald, i cili ishte i pranishëm bashkë disa liderë nga vende të ndryshme të pranishëm në këtë ngjarje.
Melania dhe i shoqi mbërritën në Romë të premten në mbrëmje, vetëm disa orë para se zonja e parë e Amerikës të mbushte 55 vjeç. Por cudia ishte se Donald Trump rrëfeu se nuk arriti t'i blinte as një dhuratë sepse nuk kishte kohë. "Ajo po punon për ditëlindjen e saj. Nuk pata kohë për të blerë dhurata. Isha shumë i zënë," u tha Trump gazetarëve.
Për ta ndrequr gabimin, Donald Trump thuhet të ketë organizuar një darkë romantike në bordin e Air Force One. Presidenti i Amerikës. Ai dhe gruaja u kthyen në Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të shërbimit funeral, një event ku morën pjesë rreth 500,000 njerëz.
Një tjetër element që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se në varrim nuk ishte e pranishme princesha e Uellsit, Kate Middleton. Nga Mbretëria e Bashkuar, vetëm Princi William dhe kryeministri britanik Sir Keir Starmer morën pjesë në funeralin, ndërsa thuhet se Kate pritet të bëjë një tjetër paraqitje publike së shpejti.