U publikua vetëm pak ditë më parë në Netflix, por “Havoc” nga regjisori dhe skenaristi Gareth Evans është kthyer tashmë sipas FlixPatrol, në filmin më të ndjekur të kësaj plaftorme në mbarë botën.
Roli kryesor i është besuar aktorit të shumëtalentuar, Tom Hardy dhe pjesa tjetër e kastit përbëhet nga Jessie Mei Li, Justin Cornëell, Quelin Sepulveda, Luis Guzman, Michelle Waterson, Sunny Pang, Jim Caesar, Xelia Mendes-Jones, Yeo Yann Yann, Timothy Wlyphitant dhe Forest Olyphtaant.
Filmi tregon historinë e detektivit Walker (Tom Hardy), i cili pas një marrëveshjeje të dështuar droge, duhet të depërtojë në botën e korruptuar kriminale për të shpëtuar djalin e një politikani dhe për të ekspozuar rrjetin e korrupsionit.
Filmi zhvillohet në një qytet të errët, të korruptuar, ku detektivi Walker, i ngarkuar nga demonët dhe e kaluara e tij, niset në kërkim të Charlie (Justin Cornwell), djalit të politikanit Lawrence Beaumont (Forest Whitaker). Charlie dhe e dashura e tij Mia (Quelin Sepulveda) bëhen objektiva të policëve të korruptuar pasi e gjejnë veten të përfshirë në një zinxhir ngjarjesh vdekjeprurëse. Walker, me ndihmën e oficerit të ri të policisë Ellie (Jessie Mei Li), përpiqet t’i shpëtojë ata dhe të përballet me mëkatet e tij. Filmi aktualisht ka një vlerësim 6/10 në IMDb.