Kur ishte brenda shtepise se Big Brother, pas simpatisë së shfaqur ndaj Valbonës, G Bani u dha "koke e kembe" pas Danjës. Madje, u dyshua edhe se dalja e tij nga formati qe pasojë e kërcënimeve nga ana e partnerit të Danjës.
Por duket se eshte e vertete ajo qe thone: dashurine nje hap e ndan nga urrejtja. G Bani ka ‘shpërthyer’ në një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me Danjën, duke shprehur se është ndjerë i ofenduar nga sjelljet e saj. Teksa ishte i ftuar në ‘Mos i bjer me Top’, ai tha:
“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë”, eshte shprehur ai.