Alice Evans dukej e dërrmuar, sipas mediave rozë në Angli, pasi u fotografua nga teksa po kthehej nga pazari, dalja e saj e parë publike që nga rimartesa e ish-bashkëshortit.
56 vjeçarja kishte dalë për pazar me vajzën e saj Ella, vetëm një javë pasi ish-bashkëshorti i saj, Ioan Gruffudd dhe Bianca Wallace lidhën kurorë. Të porsamartuarit postuan foto në Instagram nga ceremonia e tyre e betimeve: "Zoti dhe zonja Gruffudd. Martesa tani, dasma më vonë".
Alice dhe aktori nga Wellsi, që kanë bashkë dy vajza, Ella, 15 dhe Elsie, 11, kaluan një divorc të hidhur dy vjet më parë. Ata u divorcuan zyrtarisht në korrik 2023 dhe ende luftojnë për pagesën ushqimore, kujdestarinë dhe mbështetjen financiare për Ella-n dhe Elsie-n. Në seancën e 9 shtatorit, gjykatësi vendosi që John duhet të paguajë 3,000 dollarë në muaj si mbështetje të përkohshme për fëmijët dhe 1,500 dollarë në muaj për mbështetje të përkohshme bashkëshortore.
John - filmi i fundit i të cilit, Bad Boys: Ride or Die, grumbulloi mbi 403 milionë dollarë në mbarë botën – i hedh poshtë kërkesat e Alice për më shumë para. Ish-çifti u njohën në xhirimet e filmit 102 Dalmatians më shumë se 20 vjet më parë dhe u martuan në Meksikë në vitin 2007.
Ioan bëri kërkesë për divorc në mars 2021, pak pasi Alice njoftoi në rrjetet sociale se bashkëshorti i saj prej 14 vitesh po e linte atë dhe dy vajzat e tyre “për një grua më të re”. Më saktë, “një grua sa gjysma e moshës së tij”. “As nuk e dija ekzistencën e “dashnores”, deri kur ai postoi një foto të saj në Instagram. Ishte e tmerrshme. Do të doja të kishte qenë më i ndershëm me mua. Ndoshta kjo nuk do ta shpëtonte martesën tonë, por të paktën të më kursente mua dhe vajzave një dhimbje kaq të madhe”, shkruante asokohe ajo.
Ndërkohë, në shkurt të këtij viti, Alice zbuloi se ishte dëbuar nga shtëpia e saj në Los Anxhelos pasi "nuk ishte në gjendje të paguante qiranë".



















