Ylli i Harry Potter, Rupert Grint është bërë baba për herë të dytë. Familja e tij dhe Georgia Groome ka mirëpritur një anëtar të ri, 5 vjet pas lindjes së vajzës së madhe, Wednesday.
Aktori i njohur për rolin e Ron Weasley në sagën e famshme, është parë me beben në krahë në Hampstead, ku në fotot e publikuara nga The Sun, i duken flokët e kuq.
Grint ka postuar një foto duke dhënë lajmin e bukur: “Ju prezantoj Gold Grint. Një bebe 10/10 (deri tani)”
Ai ka folur shumë rrallë për jetën e tij private, por në vitin 2021 për revistën amerikane tregoi për ndjesitë si baba.
“Është e mrekullueshme. Më pëlqen shumë të jem baba. Është gjëja më e bukur. Është fantastike sesi në njëfarë mënyre vendoset mbi gjithçka. Vetëm ajo më intereson, kështu që ka qenë fantastike.” u shpreh ai
Ai ishte vetëm 11 vjeç kur fitoi rolin e Ron Weasley për filmat ikonikë dhe tani gëzon një pasuri prej 42 milionë paund dhe një mori pronash.