Gjyshi i Justin Bieber, Bruce Dale, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare dhe këngëtari i njohur ka dashur t’i japë lamtumirën e fundit me një postim prekës në rrjetet sociale.
Ai ishte babai i nënës së Justin, Patti Mallette. Në rrjetet sociale Bieber ka shpërndarë një foto të tyre së bashku nga fëmijëria, ku ai prek me butësi fytyrën e gjyshit të tij.
Ylli 31-vjeçar ka rrëfyer se mezi pret ta takojë sërish në parajsë teksa shtoi se është i sigurt se ai do ta ruajë atë nga atje lart.
Gjysh, unë gjithmonë t’i merrja gjithë paratë e tua. Mbaj mend që më thoje se gjyshja të jepte ty vetëm 20 dollarë në javë. Gjithmonë të bindja që t’i shpenzoje ato për snaks ose lojra hokei të premteve mbrëma. Ti gjithmonë m’i jepje mua. Arra, misra, topa çamçakëz, topa. Ti më ke dhënë gjithmonë forcë. Ai u bërtiste gjyqtarëve, të cilët duruan të gjitha ngacmimet e gjyshit për vendimet e tyre të ndyra. Gjyshi nuk hezitoi t’u thoshte se ishin krejtësisht të padobishëm. Mezi pres të të shoh sërish së shpejti në parajsë. Deri atëherë e di që po më shikon nga atje lart dhe ndoshta po ngacmon akoma Beatty ose Fagon që nuk e panë atë goditje me shkopin në qoshe. Do të më mungosh. Do më dhemb. Do të ulem dhe do ta lë veten të kujtoj të gjitha kohët e mrekullueshme që kemi kaluar” shkruan këngëtari në postimin e tij.



















