KreuCelebrity

Ylli i Drag Race and Pose, Jiggly Caliente ndërron jetë në moshën 44-vjeçare

Ylli i Drag Race and Pose, Jiggly Caliente ndërron jetë në
Ylli i Drag Race and Pose, Bianca Castro-Arabejo e cila interpretoi si Jiggly Caliente, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare.

Caliente, e cila u bë e famshme në sezonin e katërt të ” RuPaul’s Drag Race ” , iu amputua një pjesë e këmbës të enjten e kaluar pas një infeksioni të rëndë.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Bianca Castro-Arabejo, e njohur dhe e dashur nga shumë njerëz si Jiggly Caliente”. Ata e cilësojnë Calienten si një person me “energji të pashtershme, humor kaustik dhe autenticitet intensiv”, duke theksuar se ajo la pas një trashëgimi “dashurie, guximi dhe drite”.  deklaroi  familja e saj   në  një postim  në Instagram.

Lajmi për vdekjen e Calientes shkaktoi trishtim te fansat e saj. Laganja Estranja, gjithashtu një konkurrente në “RuPaul’s Drag Race” në sezonin e tij të gjashtë, e përshkroi Calienten si “një shpirt të sjellshëm dhe të ëmbël”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF