Nje fustan aq i puthitur pas trupit sa tregonte cdo forme, dhe nje gjerdan shume i madh ne qafe qe duket tejet ekstravagant, ishte perzgjedhja e fundit e Dua Lipes qe ka marre pelqime pafund! Kengetarja shqiptare shkelqeu teksa mori pjesë në gala mbrëmjen e 50-vjetorit të Chaplin Awards në New York, mbrëmjen e së hënës, ku nderoi regjisorin e njohur spanjoll, Pedro Almodovar.
29-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e zi transparent prej rrjete, me prerje të guximshme, ndërsa pozonte me vetëbesim në tapetin e kuq. Ajo kompletoi pamjen me take të larta të zeza me rripa të shndritshëm, dhe e theksoi stilin me një gjerdan të madh prej ari, shkruan DailyMail.
Gala mbrëmja e Çmimit Chaplin është ngjarja kryesore vjetore e mbledhjes së fondeve nga organizata “Film at Lincoln Center” dhe ndër vite ka nderuar shumë prej emrave më të shquar të industrisë së filmit.



















