Aktorja e njohur amerikane Heather Graham në një intervistë për prestigjiozen “The Guardian”, ka folur së fundmi mbi vendimin për të mos pasur fëmijë, duke theksuar se ndihet e qetë dhe e lumtur me zgjedhjen e bërë.
Graham tha se shumicën e kohës e vlerëson lirinë që i ka dhënë kjo rrugë jetese, “Kishte momente kur pyesja veten se si do të ishte nëse do të kisha lindur fëmijë. Mund të them se 80 për qind të kohës jam e lumtur që nuk kam fëmijë – ndihem e lirë dhe mirë për këtë – dhe 20 për qind të kohës pyes veten se si do të ishte. Duhet ta vlerësosh jetën që ke”.
-
Nga nesër, pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë!
30 Prill, 10:27
Aktorja shtoi se është inkurajuese të shohësh gjithnjë e më shumë gra që po zgjedhin të mos kenë fëmijë, Shoqëria thotë se duhet të kesh fëmijë, por pse? Nëse nuk je një person që i kënaq të tjerët, çfarë dëshiron në të vërtetë?.
Deklaratat e saj janë përshëndetur gjerësisht në rrjetet sociale, si një zë i rëndësishëm për gratë që zgjedhin një rrugë alternative ndaj normave tradicionale.



















