Demi Lovato, thjesht nuk duket me i njejti person! Ajo vazhdon të nxisë spekulime për përdorimin e Ozempic, teksa ndau disa fotografi nga udhëtimi i saj në Puerto Vallarta, Meksikë.
Ylli 32-vjeçar u shfaq e veshur me një fund të gjatë blu, dhe të lidhur në mënyrë elegante në bel, duke theksuar siluetën e saj të hollë.
Megjithëse veshja mbulonte trupin e saj, disa ndjekës nuk mundën të mos vërenin ndryshimin në peshën e saj dhe sugjeruan se Ozempic – ilaçi popullor që po përdoret gjerësisht për rënien në peshë – mund të ishte arsyeja pas pamjes së saj të re. Ata e theksuan megjithate se transformimi i artistes eshte aq i madh, edhe ne fytyre, sa pothuajse nuk njihet me!



















