KreuCelebrity

Drew Barrymore flet për ndërhyrjet estetike!

Drew Barrymore flet për ndërhyrjet estetike!

Drew Barrymore gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me audiencën në “The Drew Barrymore Show” tha se nuk ka bërë asnjëherë ndonjë operacion plastik. “Na thuaj sekretin tënd për tu plakur me hijeshi dhe për të qenë kaq rehat në lëkurën tënde?”, e pyeti një fanse, ndërkohë që Barrymore u përgjigj: “Nuk kam bërë asgjë dhe dua të përpiqem ta mbaj kështu”.

Më tej prezantuesja e talk show-t theksoi se nuk gjykon të tjerët që zgjedhin ndërhyrje dhe madje ka një mike që u bë më e sigurt në vetvete pas disa procedurave.

“Por jam gjithashtu e mendimit: bëj atë që funksionon për ty. E vetmja gjë që di me siguri është se nuk duhet të gjykojmë të tjerët që zgjedhin ndryshe. Të gjithë jemi në rrugën tonë dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin”, tha ajo.

Drew Barrymore flet për ndërhyrjet estetike!

 “Shoh që më është formuar një ‘qafë gjeli’ dhe kam edhe disa raste kur them, ‘Oh wow! Ja ku jemi tani”. Megjithatë, ajo përpiqet ta përqafojë ndryshimin e pamjes duke qenë më e mirë me veten.

“Dua t’i them vetes të mos jem kaq e ashpër”, tha ajo. “Sa më të mira, të duruara, të qëndrueshme, të dashura dhe më pak gjykuese të jemi me veten, aq më mirë është për shëndetin tonë mendor dhe shpirtëror — gjë që ndikon edhe në fytyrën tonë. Një buzëqeshje është më e mirë se çdo buzëkuq që mund të blesh”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF