Vazhdon buja e pohimeve te ish konkurentes se “Ferma VIP”, Danela, e cila pretendon se ka pasur një vëlla “dragua” me flatra dhe fuqi të mbinatyrshme. Për të shpjeguar këtë fenomen të pazakontë, në emisionin “7pa5” u ftua Pranvera Xhafa, studiuese e shkencave okulte.
Sipas Xhafës, ky nuk është një rast i izoluar, por një shenjë e lidhjes mes botës sonë dhe një dimensioni tjetër. Ajo shpjegoi se të tilla qenie, si “fëmijët dragua”, janë mishërime shpirtërore që përkohësisht marrin formë fizike në dimensionin tonë, por që nuk janë të përhershëm.
“Janë një lloj mishërimi nga një dimension tjetër, në dimensionin tonë kohor. Janë ekzistenciale në një kohë tjetër. Krahët i përkasin një dimensioni tjetër dhe në kohën tonë zhduken. I përkasin më shumë shpirtit, sesa trupit. Në jemi në fillimin e një mbarimi të kësaj epoke. Kohë përshpejtohet dhe nëse koha mbaron, nis një cikël tjetër. Edhe Skëndërbeu ka qenë një njeri i tillë. Lëvizjet e tij para në kohë, në një dimension tjetër kohor, e bënin që të kishte një strategji më efikase për luftën, që nuk ishte e varur nga numri. Ai kishte mundësi që të shkëputej dhe të shihte se ç’do ndodh nesër” tha ajo.
Sipas saj, këto aftësi janë bërë gjithnjë e më të rralla për shkak të një “evolucioni regresiv” të njeriut në aspektin metafizik. “Sa më shumë të shkojmë pas në kohë, aq më shumë raste të tilla gjejmë. Në kohën e Arbrit dhe, edhe gjatë komunizmit, ka pasur individë me aftësi jashtë normales,” shtoi Xhafa, duke theksuar rëndësinë e shëndetit shpirtëror dhe fizik në ngjizjen e fëmijëve të tillë.
Një tjetër detaj që Danela tregoi ishte se gjatë ceremonisë mortore, arkivoli i vëllait të saj u ndërrua 3 herë, pasi trupi i tij zgjatej. Sipas Xhafes, kjo ndodh sepse shpirti nga ky dimension kohor, teksa ne jemi në një epokë oksigjeni që na kufizojnë në nivelin fizik. "Kur një trup vjen nga një dimension tjetër, është i zmadhuar. Nëse dalim jashtë kësaj kohe mund të ketë më shumë hidrogjen që bën që trupat rriten më shumë.”
Një nga deklaratat më të diskutueshme të saj ishte ajo se “nëse një person i tretë sheh një fëmijë dragua, ai vdes”. Okultistja thotë se kjo ndodh për shkak të shkëputjes së energjisë shpirtërore nga përballja. “Misioni i tyre është i tillë, që të jetë sekret”.



















