Calvin Harris dhe prezantuesja, Vick Hope, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Si fillim aludimet nisën gjatë një interviste në BBC Radio 1 që Hope, pati me aktoren Florence Pugh për serialin “Thunderbolts” të Marvel.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, prezantuesja shihet me barkun e rrumbullakosur. Menjëherë pasi intervista u publikua, Hope ndau foto të saj shtatzënë në Instagram, duke shkruar: “Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit”.
-
Kanye West mund të humbasë një album! Ja shkaku!
2 Maj, 12:30
Lajmi i ëmbël vjen afërsisht dy vite pas martesës së tyre private në Angli, në shtator të vitit 2023.
Ata u panë për herë të parë së bashku në fillim të 2022-it dhe shumë shpejt nisën thashethemet për fejesë, pasi Vick Hope u shfaq me një unazë diamanti në Chelsea Floëer Shoë.