Pas bujes qe beri ne rrjet një video ku ajo shihej duke kryer veprime të dhunshme ndaj vajzës së mitur të partnerit të saj, tikTok-erja Genta Gjalpi është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ishte policia qe njoftoi veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Gj., 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet ne njoftim.
Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në market, ish banorja e BBV shihej bashke me vajzen pranë kasës së marketit duke bërë pagesën dhe në ato momente Genta e ka kapur vajzën nga flokët. Më pas, vajza tenton të largohet ndërsa Genta në tentativë për ta kapur për dore rrëzohet, e ndjek duke e tërhequr nga bluza dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë ambienteve të marketit.


Intervistë/ Akil Kraja, që nuk njihni!

Calvin Harris, baba për herë të parë!


Lista e nominimeve Tony Awards 2025!














