KreuCelebrity

Mësohet përse e vrau turisti amerikan bashkëshorten në Shkodër?!

Mësohet përse e vrau turisti amerikan bashkëshorten në

Policia e Shkodrës ka bërë reagimin e parë lidhur me ngjarjen që tronditi kryeqendrën e veriut mëngjesin e sotëm, me protagonistë dy turistë amerikanë, burrë e grua.Në një njoftim zyrtar, blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një banesë që ishte marrë me qira nga turistët amerikanë, ndërsa arma e krimit është një thikë.

Gruaja, Sandra Holley Saporito ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa partneri i saj, Brandon Saporito 57 vjeç, është shoqëruar në komisariat. Ai është dëmtuar lehtë në duar, gjithashtu me thikë.

Reagimi i parë nga Policia e Shkodrës
Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S. Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Turistët amerikanë prej më shumë se 1 muaji në Shqipëri
Nga profili në Facebook i autorit, shihet se çifti ndodhet në vendin tonë që nga 27 marsi. Postimet në rrjetet sociale tregonin Brandon Saporiton dhe bashkëshorten e tij Sandra, si një çift që jetonin të lumtur dhe në harmoni. Ata kanë zhvilluar vizita në disa zona të Shqipërisë, si në Himarë, në Tiranë ku kanë vizituar malin e Dajtit dhe së fundmi edhe në Shkodër, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. 

Shkaqet e sherrit nuk jane zbardhur plotesisht, por 57 vjecari ka qene i dehur kur ka sulmuar te shoqen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF