Në episodin më të fundit të podcast-it të saj “Confessions of a Female Founder”, Dukesha e Sussex-it, 43 vjeçe, foli me të ftuarën Jamie Kern Lima, themeluese e “It Cosmetics”, lidhur me sfidat që kishte hasur më parë në industrinë e bukurisë dhe në Hollywood.
“Ka qenë kur isha aktore, duke shkuar në audicione për reklama”-kujtoi Markle. “Më kujtohet që agjentja ime për reklama nuk mund të më propozonte për reklama bukurie apo kujdesi për lëkurën, sepse kisha quka në fytyrë”.
“Më thanë, ‘Jo, jo, jo. Kjo nuk do të funksionojë kurrë sepse qukat nuk konsiderohen si një shenjë bukurie”. Dukesha theksoi më tej se “nuk mund të shihje veten të përfaqësuar aty”, duke iu referuar standardeve të bukurisë në fillimet e karrierës së saj. Nga ana tjetër, Lima ndau motivimin e saj kur krijoi markën It Cosmetics në vitin 2008, duke thënë: “Çfarë nëse do të krijoja një biznes ku si modele do të inkuadroja njerëz të vërtetë? Pavarësisht moshës, peshës dhe ngjyrës së lëkurës”.Markle u përgjigj: “Ishte një mënyrë krejtësisht e re e të menduarit në atë kohë, kur ti e solle atë koncept në treg. Sot mund të duket normale. Njerëzit që e dëgjojnë tani mund të thonë: ‘Po sigurisht,’ por atëherë nuk ishte aspak kështu. Ishte një qasje revolucionare për mënyrën se si shihej grimi dhe bukuria”.




Intervistë/ Akil Kraja, që nuk njihni!

Calvin Harris, baba për herë të parë!


Lista e nominimeve Tony Awards 2025!












