Vetëm muajin e shkuar, u raportua se Luana Vjollva kishte nisur nje lidhje te re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa. Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend — madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel.
Në rrethet sociale të Tiranës, Driloni njihet si një i ri pasanik, që vjen nga një familje sipërmarrësish. Në rrjetet sociale ai ka ruajtur një profil të ulët, duke preferuar që të jetojë larg famës.
Por duket se diçka ka ndodhur mes këtij çifti, pasi aktualisht të dy nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke ngritur dyshimet se gjithçka ka përfunduar, thote panorama.com. Luana është padyshim ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale, sakaq nga ana tjetër, Driloni ka një profil tejet privat, ku ditët e fundit ka larguar edhe shumë miq të tij, duke zgjedhur të mbajë vetëm 1 person dhe 3 që ai ndjek.
Nuk dihet nëse çifti ka zgjedhur që mos të ndiqen vetë, për të mos krijuar zhurmë mediatike, apo mes tyre përfundoi gjithçka brenda pak kohësh dhe i kanë dhënë fund historisë se tyre te shkurter. Kjo histori e re dashurie për moderatoren, vinte pas ndarjes së vështirë pas 8 vitesh me Krenar Çoçajn.




Albana Leka, gjithmonë kundër rrymës!












Intervistë/ Akil Kraja, që nuk njihni!

Calvin Harris, baba për herë të parë!


Lista e nominimeve Tony Awards 2025!
