Rita dhe Taika filluan si shoke dhe përfundimisht u përfshinë ne menyre romantike vetem kur e gjetën veten duke punuar në Australi, siç zbuloi ajo gjatë një paraqitjeje në shkurt 2023 në The Drew Barrymore Show. "Ai është shumë, shumë i mirë. Ne jemi miq dhe u takuam shumë kohë para se të vendosnim të shkatërronim gjithçka. Ne ishim miq për gjashtë vjet" tha Rita.
Këngëtarja e “Poison” shpjegoi se ata përjetuan një moment të veçantë kur marrëdhënia e tyre evoluoi dhe nuk u kthyen pas:" Është një dinamikë vërtet e mirë dhe të dy bëjmë gjërat tona dhe unë jam shumë e lumtur tani."
Rita dhe Taika nxitën thashetheme për një lidhje në vitin 2021 përpara se të bënin debutimin e tyre në tapetin e kuq. Me sakte, thashethemet për një romancë mes tyre filluan të qarkullonin në prill 2021, kur vokalistja e “Anywhere” postoi një fotografi në Instagram të tyre të përqafuar. “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ato që dua”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotos, e cila tani është fshirë, duke shtuar një emoji zemre të kuqe.
Disa muaj më vonë, në gusht 2021, çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën në Los Anxhelos të filmit “The Suicide Squad”, në të cilin Taika u shfaq në film si Ratcatcher. Ata u martuan në vitin 2022. Në gusht të atij viti, një burim i konfirmoi revistës PEOPLE se regjisori dhe këngëtari u martuan në një ceremoni "shumë të vogël".


Albana Leka, gjithmonë kundër rrymës!












Intervistë/ Akil Kraja, që nuk njihni!

Calvin Harris, baba për herë të parë!


Lista e nominimeve Tony Awards 2025!


