KreuCelebrity

Gigi Hadid zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper

Gigi Hadid zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper më në fund e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram.

Supermodelja ndau një seri fotosh nga festa e saj e 30-vjetorit në Instagram të shtunën, dhe mes tyre ishte një foto ku Hadid shihet duke puthur Cooper-in.

“Ndjehem kaq me fat që jam 30!” – shkroi ajo.

“Ndjehem me fat për çdo moment të mirë e të keq – për të gjitha mësimet dhe dhuratat që më kanë sjellë. Të ndjesh gjithçka! Jam me fat që jam nënë, mike, partnere, motër, vajzë, kolege për disa nga njerëzit më të jashtëzakonshëm!!”

Postimi i Hadid erdhi një javë pasi ajo dhe Cooper u panë duke mbërritur në festën e 25 prillit.

Çifti u fotografua duke ecur dorë për dore ndërsa hynin në restorantin Le Chalet në New York City. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte një unazë në gishtin e fejesës të Hadid.

Hadid dhe aktori i “A Star Is Born” u lidhën për herë të parë në tetor 2023, kur u fotografuan në një darkë në Via Carota, West Village të New York-ut. Që atëherë, ata janë bërë gjithnjë e më të afërt.

Në mars, Hadid, bashkë-prezantuese e “Next in Fashion”, foli me dashuri për partnerin e saj në një intervistë për Vogue.

“Të arrish në pikën kur di çfarë dëshiron dhe meriton në një marrëdhënie është thelbësore,”u shpreh modelja.

“Dhe pastaj të gjesh dikë që është në atë pikë në jetën e tij… dhe që të dy punoni veçmas për të qenë partneri më i mirë që mund të jeni.”

Bradley është baba i vajzës 8-vjeçare Lea, të cilën e ka me ish-të dashurën Irina Shayk.

Ndërsa Gigi ka një vajzë 4-vjeçare, Khai, me ish-partnerin Zayn Malik. Ata u ndanë në fund të vitit 2021 pas më shumë se dy vitesh bashkë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF