KreuCelebrity

Benny Blanco tradhëton Selena Gomez me shoqen e saj?

Benny Blanco tradhëton Selena Gomez me shoqen e saj?
Selena Gomez ka hequr nga ndjekësit në Instagram shoqen e saj më të ngushtë, Theresa Marie.

Një fanse e vuri re këtë ndryshim dhe postoi në Twitter, duke treguar se Theresa mungonte nga lista e ndjekësve të këngëtares, megjithatë ajo e ndjek Selenën.

Ndërkohë, Theresa ende ndiqet edhe nga i fejuari i Selenës, Benny Blanco.

Të dy, Theresa dhe Benny, janë parë nga fansat duke darkuar së bashku, pas një videoje të publikuar në TikTok.

Në komentet e fansave pati spekulime mbi qëllimin e takimit midis tyre– disa mendojnë se mund të ketë probleme në marrëdhënien e Selenës, të tjerë sugjerojnë se ndoshta ata po planifikonin diçka për të dhe se ishte një takim i pafajshëm.

Aludimet vijnë pasi Selena pranoi se ishte ndier “e vetmuar” dhe “nuk i pëlqente askush” për pesë vite pas ndarjes me ish-të dashurin Justin Bieber.

Këngëtarja dhe Justin, kishin një marrëdhënie të ndërlikuar për gati një dekadë, para se të ndaheshin zyrtarisht në vitin 2018.

Dy muaj më vonë, Justin u rikthye me Hailey-n, të cilën e kishte takuar shkurtimisht në 2016, dhe u martuan më vonë atë vit.

Ndërkohë që Justin kaloi shpejt te një marrëdhënie tjetër, këngëtarja tha se u ndie shumë e vetmuar pas ndarjes, derisa takoi të fejuarin e saj aktual, Benny.

Selena e bëri këtë rrëfim gjatë një episodi të podcastit Table Manners të Jessie dhe Lennie Ware, ku foli për puthjen e tyre të parë, të cilën e quajti “të turpshme”.

“Më rrahu zemra aq fort dhe më doli një skuqje në fytyrë, isha shumë e nervozuar.

Nuk më kishte pëlqyer askush për një kohë shumë të gjatë.

Disa puthje janë për qejf, por kur ndjen diçka pas një puthjeje, është ndryshe.
Kisha qenë vetëm për rreth pesë vite, përveç disa takimeve të këqija, por kurrë nuk isha ndier ashtu. Dhe më erdhi pak turp”, rrëfeu ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF