Supermodelja Naomi Campbell është përjashtuar nga pjesëmarrja në Met Gala.
Sipas burimeve të The Sun, përjashtimi i saj lidhet me një konflikt të mundshëm me organizatoren dhe kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour.
“Naomi ia bëri vetes me atë koment. Nuk mund t’i hedhësh hije mbretëreshës së modës dhe të presësh të ecësh në tapetin e saj të kuq,” tha një burim.
“Anna nuk harron – dhe nuk fal. Nëse ajo nuk të do atje, nuk je atje. Kaq e thjeshtë”.
Naomi ka qenë pjesë e Met Gala për dekada, dhe mungesa e saj këtë vit nuk ka kaluar pa u vënë re. Ndërkohë, vetë supermodelja, në një video të fundit në kanalin e saj në YouTube “Being Naomi”, tha se ndjehej “shumë e vjetër” për të marrë pjesë në këtë event.
Shkak për këtë përplasje u bënë vonesat e Naomi-t gjatë një ceremonie në Javën e Modës në Nju-Jork.