KreuCelebrity

Çifti i ri/ Zoë Kravitz dhe Noah Centineo konfirmojnë romancën!

Çifti i ri/ Zoë Kravitz dhe Noah Centineo konfirmojnë

Zoë Kravitz dhe Noah Centineo janë përfolur së fundmi si një çift i ri në Hollywood, pas disa paraqitjeve të përbashkëta që kanë ngjallur kuriozitetin e fansave. Dyshja u pa duke shijuar një mëngjes në ambient romantik në restorantin Chez Ma Tante, në Brooklyn, ku pavarësisht përpjekjeve për të mos tërhequr vëmendjen, nuk kaluan pa u vënë re.

Çifti i ri/ Zoë Kravitz dhe Noah Centineo konfirmojnë

Sipas një burimi që foli për Page Six, Kravitz dhe Centineo dukeshin të përfshirë në biseda të ngrohta, duke qëndruar të afërt, por pa gjeste të dukshme romantike që mund të konfirmonin lidhjen.

Nuk është hera e parë që janë parë bashkë – së fundmi janë fotografuar edhe në parkun McCarren, ndërsa thashethemet për një romancë nisën që në muajin mars, kur u kapën pas një darke në Los Angeles.

Çifti i ri/ Zoë Kravitz dhe Noah Centineo konfirmojnë

Për momentin, asnjë prej tyre nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre zërave, por mediat dhe fansat po ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të tyre.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF