E ftuar në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH, Borana Baci ndau me publikun pjesë nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Gjatë bisedës së ngrohtë me Beniadën, Borana u ndal edhe te blogerja e njohur ndërkombëtare Chiara Ferragni, për të cilën zbuloi se e ka pasur në shkollë.
“E kam ndjekur që në fillim, që nga viti 2013 kur u bë e famshme. Më pëlqen, e ndjek, e kam pasur në shkollë – në degë të ndryshme – për një vit. Nuk e shaj dot, më pëlqen. Tani, me gjithë fatkeqësitë dhe gjërat që i kanë ndodhur, ka rënë pak. Nuk mendoj se do të rikthehet fuqishëm siç ka qenë më parë,” u shpreh ajo.
Më tej, Borana foli edhe për modën, një nga pasionet e saj më të mëdha. Ajo theksoi se për veshjet frymëzohet shumë si nga vendi ku udhëton, ashtu edhe nga ngjarjet më të mëdha si Met Gala, që sipas saj është një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi.