Duket se eshte penduar këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, per rrefimin e sinqerte qe beri për ndjekësit e saj pas paraqitjes në Met Gala 2025. Pas eventit, artistja u "kryqezua" në rrjetet sociale, ku u komentua ashpër për pamjen dhe peshën e saj, çka e shtyu te bente një deklaratë te natyres thellesisht personale.
Por reagimet duket kane qene zhgenjyese per te. Në një postim në Instagram Story, Bebe shkroi:
“Unë ndava diçka thellësisht personale dhe po, jam e zhgënjyer me veten që lejova ndjeshmërinë të më marrë përpara në një natë që duhej të ishte speciale. Jam gjithashtu e mërzitur që ndjeva nevojën të shpjegohesha. Por e di që të jesh transparent mund të ndihmojë dikë tjetër të ndihet i/e parë. Gjithmonë kam dashur të jem zë për gratë që përballen me të njëjtat gjëra”.
Pak para këtij postimi, Rexha kishte reaguar edhe në Twitter/X, duke zbuluar se ajo ka kaluar një përvojë shumë të dhimbshme që e kishte mbajtur të heshtur: “Kam qenë shtatzënë, por nuk funksionoi dhe e mbaj këtë dhimbje në heshtje”. Këngëtarja 35-vjeçare shtoi se vuajtja e saj vjen si pasojë e PCOS-it (Sindromës së Vezoreve Polikistike), një gjendje hormonale që ndikon jo vetëm në peshë, por edhe në fertilitet.