KreuCelebrity

“Receta e Meghan-it më dogji trupin”- Fansja kërcënon me padi 10 milionë dollarëshe!

“Receta e Meghan-it më dogji trupin”- Fansja kërcënon

Meghan Markle perballet me telashe te reja: Një fanse nga SHBA ka ngritur pretendime të rënda ndaj dukeshes sw Sussex dhe platformes Netflix, pasi pretendon se ka marre djegie te medha nga  receta e kripës së banjës që është shpërndarë në serialin “With Love, Meghan”. 

“Receta e Meghan-it më dogji trupin”- Fansja kërcënon
“Receta e Meghan-it më dogji trupin”- Fansja kërcënon

Robin Patrick, nga Maryland, thote se pasi perdori përzierjen me kripëra Epsom dhe Himalaje, vaj arnika dhe vaj livandoje, ka pësuar djegie, plagë të hapura dhe dhimbje të forta, shkruan gazeta britanike The Sun. Receta  u paraqit në episodin e parë të emisionit, ku Meghan e përgatiti si dhuratë relaksuese për një mik të saj. Por Patrick insiston se përdorimi i kësaj recete i shkaktoi deme te medha fizike.

Ajo tani kërcënon me një padi prej 10 milionë dollarësh ndaj Dukeshës së Sussex-it, Netflix dhe kompanisë së produksionit “Archewell”. Sipas saj, receta u shpërnda pa asnjë paralajmërim për efektet anësore, gjë që përbën “neglizhencë të rrezikshme”. 

Avokati i Meghan Markle, Cameron Stracher, i ka hedhur poshtë akuzat, dhe e mbrojti klienten e tij me argumentin se përdorimi i këtyre përbërësve kërkon kujdes për njerëzit me sëmundje kronike, dhe se kjo është e qartë edhe në etiketat e produkteve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF