KreuCelebrity

Iu dha një vit burg për falsifikim, Apeli shpall të pafajshëm Luiz Ejllin!

Iu dha një vit burg për falsifikim, Apeli shpall të

Luiz Ejlli mund te marre fryme lirisht: Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm këngëtarin dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh.

Iu dha një vit burg për falsifikim, Apeli shpall të

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën.

Ejlli, fitues i “Big Brother VIP 2”, njëkohësisht dhe një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar, ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF