Justin Bieber ka pranuar së fundmi në rrjetet e tij sociale se ka bërë “gjëra që kanë lënduar të tjerët”.“Vazhdoj të bëj dhe të them gjëra që lëndojnë të tjerët me qëllim”, shkroi këngëtari, 31 vjeç, në një postim të gjatë.
“Por u zgjova me një tjetër mundësi për të u rritur dhe për të mos qenë egoist sot. Kam menduar që nëse isha i hapur për ndjenjat egoiste që kam, do të përjashtohesha. Por sa më shumë që jam i sinqertë me veten, aq më shumë liri ndjej”.
Në një tjetër postim, këngëtari tha se po lutet shpesh që Zoti ta ndihmojë të shohë më të mirën tek njerëzit, “edhe pas gjithë rasteve që jam ndjerë i përdorur”. “Vetëm Zoti mund ta largojë lakminë dhe egoizmin nga zemrat tona. Të përpiqesh më shumë nuk funksionon. Sepse unë e kam provuar, lol.”
Këto postime vijnë në mes të shqetësimeve në rritje për mirëqenien e tij.



















