Michelle Obama nuk është vetëm ish-zonja e parë më cool në histori, ajo është gjithashtu një grua që, në moshën 60-vjeçare, vendosi të flasë për diçka që prek kaq shumë gra: ‘sindromën e folesë së zbrazët’.
E ftuar në podkastin e Jay Shetty, Michelle tha:
“Unë jam duke ndjekur një terapi. Jam në tranzicion.” Vajzat Malia dhe Sasha tashmë janë rritur, njëra punon si skenariste televizive, tjetra ka mbaruar universitetin dhe tani po specializohet. Dhe ajo e gjeti veten në një shtëpi që ishte shumë e qetë.
“Unë bëra punën time. Rrita dy vajza të mrekullueshme, mbajta familjen time bashkë dhe u përballa me Shtëpinë e Bardhë. Por tani e gjej veten duke pyetur veten: Çfarë të bëj?” tha Michelle Obama duke hapur zemrën e saj në një intervistë të fundit në TV.
Me shumë sinqeritet, ish-zonja e parë ka pranuar se ka hyrë në një fazë të re të jetës: “Jam duke ndjekur një terapi sepse po kaloj një fazë tranzicioni, e dini? Tani nuk kam më justifikimin se ‘fëmijët e mi kanë nevojë për këtë’ ose ‘Burri im ka nevojë për këtë’ ose ‘Këtë i duhet vendit’. – shpjegoi ajo – Unë po bëj një shërbim, siç bëhet me një makinën”- ka thënë ish-zonja e parë e SHBA.
Prej kohësh flitet për një krizë marrëdhëniesh mes Michelle dhe Barack Obama, edhe për faktin se ai është parë i vetëm në disa evente publike, si funerali i ish-presidentit Carter dhe inaugurimi i Trump.
Michelle Obama sqaroi: “Këtë vit, njerëzit as që mund të supozonin se unë po bëja diçka për veten time. Ata supozuan se unë dhe burri im po divorcoheshim. Ju nuk dëshironi që një grua e rritur të marrë një sërë vendimesh për veten e saj, apo jo?” Dhe ajo shtoi: “Nëse bën diçka që nuk i përshtatet stereotipit, shihesh si i çuditshëm ose problematik”.
Kujtojmë që Michelle dhe Barack Obama janë bashkë që prej 1989 dhe u martuan me 1992.